Tuesday, October 20, 2026
HomeLajmeKosovëKFOR-i dhe Shqipëria riafirmojnë angazhimin për sigurinë në Kosovë

KFOR-i dhe Shqipëria riafirmojnë angazhimin për sigurinë në Kosovë

Paqja dhe siguria e të gjitha komuniteteve në Kosovë, si dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, ishin në fokus të takimit ndërmjet komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, dhe ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi.

Sipas njoftimit të KFOR-it, në takim u riafirmua përkushtimi i përbashkët për paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Takimi shërbeu gjithashtu për vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta pas emërimit të Vergorit në krye të misionit të KFOR-it, si dhe për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi bashkëpunimin e ndërsjellë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram