Deputetja australiane Helen Haynes humbi të dyja këmbët pasi u shtyp nga një makinë në atë që policia lokale e quajti një sulm të synuar të hënën.
Siç konfirmoi bashkëshorti i saj, gjendja shëndetësore e parlamentares federale mbetet e qëndrueshme . Kirurgët u përpoqën të shpëtonin njërën nga këmbët e saj , por për shkak të lëndimeve të saj, u konsiderua e nevojshme t’i amputoheshin të dyja.
Të mërkurën, në Spitalin Alfred, bashkëshorti i saj, Phil Haines, u konfirmoi gazetarëve se Haines po merrte ende kujdes mjekësor.
Në krah të Phil Haynes, gjatë një informimi të shkurtër për median, ishte Guvernatori i Përgjithshëm i Australisë, Sam Mostyn .” Jemi mirënjohës që, në këtë fazë, si zemra ashtu edhe mendja e saj janë në gjendje të mirë “, tha Phil Haynes.
Policia beson se ishte një sulm i synuar dhe ka akuzuar 43-vjeçarin Brendan Nugent për drejtim të rrezikshëm të mjetit që shkakton lëndime serioze, shkaktim të lëndimeve serioze me dashje dhe veprën penale të shkaktimit të dëmit ndaj një nëpunësi publik të Komonuelthit.Nugent u paraqit në gjykatë më herët të mërkurën.
Policia beson se ishte një sulm i synuar dhe ka akuzuar 43-vjeçarin Brendan Nugent për drejtim të rrezikshëm të mjetit që shkakton lëndime serioze, shkaktim të lëndimeve serioze me dashje dhe veprën penale të shkaktimit të dëmit ndaj një nëpunësi publik të Komonuelthit.
Me informacion nga The Guardian

