Thursday, October 22, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i vranët, reshjet e shiut përfshijnë gradualisht të...

Moti në Shqipëri i vranët, reshjet e shiut përfshijnë gradualisht të gjithë vendin

/ATSH/ Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti sot parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët priten të bëhen të pranishme që në orët e mëngjesit, fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Hera-herës në zonën e veriperëndimit priten reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës, kryesisht përgjatë vijës bregdetare, pritet të arrijë shpejtësi deri 16 m/s, shoqëruar me valëzim të ulët në dete, të forcës 2-4 ballë.

Moti, 21 tetor 2026

1 nga 2

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram