Wednesday, October 21, 2026
HomeLajmeKosovëNdalohen punimet në katër objekte ndërtimi në Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan

Ndalohen punimet në katër objekte ndërtimi në Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se gjatë inspektimeve të zhvilluara në terren, ka konstatuar parregullsi në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë në katër objekte ndërtimi, dy prej tyre në komunën e Gjakovës, një në Ferizaj dhe një në Gjilan.

Në njoftim theksohet se për shkak të mungesës së masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së punëtorëve, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këto objekte, siç thuhet, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

“Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë me kontrollet në terren dhe me ndërmarrjen e masave ndaj subjekteve që nuk respektojnë kërkesat ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë”.

“Njëkohësisht, Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë me përpikëri standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram