Thursday, October 22, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me vranësira dhe kthjellime, reshje të lehta shiu

Moti në Shqipëri me vranësira dhe kthjellime, reshje të lehta shiu

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet deri në orët e para të mëngjesit me vranësira dhe kthjellime si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e veriut dhe në qendër.

Pas orëve të mesditës moti parashikohet kryesisht me kthjellime si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht të përqendruara në relievet malore të vendit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 15 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër13/21Re shi diell
Kukës10/19Re shi diell
Lezhë13/20Re shi diell
Dibër9/19Re shi diell
Durrës15/22Re shi diell
Tiranë16/24Re shi diell
Elbasan14/23Re shi diell
Berat11/24Re shi diell
Vlorë16/22Re shi diell
Korçë10/19Re shi diell
Gjirokastër11/23Re shi diell
Sarandë16/24Re shi diell
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram