Thursday, October 22, 2026
HomeLajmeRama vendos stola prej guri para Kryeministrisë, protestuesit refuzojnë dialogun

Rama vendos stola prej guri para Kryeministrisë, protestuesit refuzojnë dialogun

Kryeministri Edi Rama ka vijuar përpjekjet për të ftuar studentët në dialog, duke vendosur këtë herë stola prej guri para godinës së Kryeministrisë, mbi të cilët shkruhet fjala “Dialog”.

Ky veprim vjen pas dy ditësh tensionesh, gjatë të cilave Rama kishte nxjerrë karrige nga zyra e tij, në përpjekje për të krijuar një hapësirë komunikimi me studentët protestues.

Megjithatë, thirrjet e përsëritura të kryeministrit nuk kanë sjellë ende një përgjigje pozitive nga protestuesit, të cilët kanë refuzuar ftesat për dialog.

Vendosja e stolave prej guri duket si një përpjekje e re e Ramës për të përcjellë mesazhin se dera e komunikimit mbetet e hapur, ndërsa situata e protestave vazhdon të mbetet e tensionuar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram