Thursday, October 22, 2026
HomeLajmeTrafik i rënduar i kamionëve drejt Turqisë

Trafik i rënduar i kamionëve drejt Turqisë

arkullimi i kamionëve në pikat kufitare “Kapitan Andreево” dhe “Lesovo”, në dalje të Bullgarisë drejt Turqisë, është shumë i ngarkuar, njofton Policia Kufitare.Në të gjitha pikat e tjera kufitare të Bullgarisë me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë, trafiku është normal.

Ndërkohë, deri më 26 tetor do të vijojë organizimi i përkohshëm i qarkullimit në Urën e Danubit pranë qytetit Ruse, për shkak të punimeve për instalimin e sistemeve të kullimit të ujërave. Kufizimi që lejon kalimin e mjeteve vetëm në një korsi nuk do të jetë në fuqi të premteve, të shtunave dhe të dielave.

Për shkak se qarkullimi në tunelin “Topli Dol”, në autostradën “Hemus”, zhvillohet vetëm në njërën prej dy tubave të tunelit, drejtuesit që udhëtojnë mes Sofjes dhe Botevgradit duhet të llogarisin rreth 20 minuta më shumë për të përshkuar këtë segment rrugor. Për të lehtësuar trafikun në orët e mëngjesit, autoritetet parashikojnë të ndalojnë përkohësisht lëvizjen e kamionëve të rëndë, derisa të kalojë fluksi më i madh i automjeteve të vogla. Brenda 20 ditëve pritet të hapet edhe një rrugë alternative përmes qafës malore të Arabakonakut, bëri të ditur ministri i zhvillimit rajonal, Ivan Shishkov.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram