Gjuetia në Parqet Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharrit” është e ndaluar me ligj, ka rikujtuar ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, me rastin e hapjes së sezonit të gjuetisë.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se territoret e këtyre dy parqeve do të monitorohen për të parandaluar gjuetinë e kundërligjshme.
Sipas saj, kontrolli do të bëhet përmes rojeve të parqeve, dronve, kamerave kurth dhe patrullimeve në terren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe organet kompetente.

