Monday, October 26, 2026
HomeLajmeVuçiq pranon humbjen në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Aleksandar Vuçiq, bartës i listës “Serbia e Bashkuar”, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.

“Ende nuk i kemi rezultatet përfundimtare, por në bazë të mostrës është e qartë se i kemi humbur zgjedhjet. Ka fituar lista studentore”, deklaroi Vuçiq.

Ai tha se, sipas vlerësimeve, lista e tij pritet të fitojë 105 deri në 106 mandate në Kuvendin e Serbisë, i cili ka gjithsej 250 deputetë.

Ndërkohë, qytetarët kanë dalë në rrugët e Beogradit për të festuar humbjen e Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Festimet kanë nisur pasi Vuçiq pranoi humbjen në zgjedhje. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram