Monday, October 26, 2026
HomeLajmeKosovëMe një minutë heshtje nis seanca e Kuvendit për vrasjen e Arlinda...

Me një minutë heshtje nis seanca e Kuvendit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Me një minutë heshtje në nderim të Arlinda Zekajt, e cila u vra dje në Vitomiricë të Pejës, si dhe të të gjitha grave të vrara nga partnerët ose anëtarët e tjerë të familjes, ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ftoi deputetët të mbajnë një minutë heshtje në shenjë respekti dhe solidariteti me viktimat dhe familjet e tyre.

Ajo theksoi se këto raste janë një kujtesë e dhimbshme për përgjegjësinë e përbashkët në parandalimin e tragjedive të tilla.

“Kjo është një shprehje e respektit dhe solidaritetit tonë me viktimat dhe familjet e tyre, por edhe një kujtesë e dhimbshme se kemi përgjegjësi të përbashkët që të angazhohemi për parandalimin e këtyre tragjedive”, tha Haxhiu.

Seanca është thirrur me nënshkrimet e 41 deputetëve pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ndërsa i dyshuari i kryerjes së këtij akti është kunati i saj, Albert Sylajt, i cili ende ndodhet në arrati dhe për të cilin policia ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram