Mbetet e paqarte se cfare ndryshimesh brenda strukturave qeveritare do te sjelle Lista Serbe e cila fitoi zgjedhjet ne Serbi. Kjo liste premtoi se do te sjelle ndryshime te medha dhe do te permiesoje raportet me vendet fqinje. Por ende nuk ka precizuar se cilat vende fqinje do te perfshihen. A do te largohen njerezit qe kane kontribuuar ne mbajtjen e tensioneve te vashdueshme sikurse eshte Arno Gujon i cili mban pozicionin e Drejtorit të Zyrës për Diplomaci Publike dhe Kulturore të Qeverisë së Serbisë, detyrë në të cilën është emëruar në maj të vitit 2024. Sa per rikujtim ai është me origjinë franceze, por ka marrë nënshtetësinë serbe në vitin 2015. Në vitin 2023, ai u anëtarësua zyrtarisht në partinë në pushtet, Partia Progresive Serbe (SNS).
Përpara këtij pozicioni, nga viti 2020 deri në vitin 2024, ai ka shërbyer si Drejtor i Drejtorisë për Bashkëpunim me Diasporën dhe Serbët në Rajon, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë. Njihet si themelues i organizatës humanitare franceze “Solidarnost për Kosovën” (Solidarité Kosovo), të cilën e krijoi në vitin 2004 për të dërguar ndihma për komunitetin serb në Kosovë. Arno Gujon njihet për mbajtjen e një linje në përputhje me narrativën zyrtare të Beogradit sa i përket Kosovës, duke përdorur pozicionet e tij publike për të mbrojtur interesat e komunitetit serb dhe për të sulmuar institucionet e Kosovës. Si Drejtor i Zyrës për Diplomaci Publike, ai ka deklaruar se ka krijuar skuadra të posaçme për të monitoruar dhe luftuar atë që ai e quan “propagandë shqiptare” dhe lajme të “rreme” ndaj Serbisë në mediat botërore. Autoritetet e Kosovës ia kanë ndaluar hyrjen Gujonit për një periudhë të pacaktuar.
Por ai besohet se nuk do ta gezoje ndonje mbeshtetje nga vendi i origjines.
Ministri francez për Evropën, Benjamin Haddad, e përgëzoi Listën e Studentëve (SL) për fitoren e saj zgjedhore.
Ministri francez shkroi në njoftim:Urime lëvizjes studentore të Serbisë për fitoren e tyre sonte. E mirëpres këtë vrull demokratik dhe pjesëmarrjen e fortë. Franca është një mike historike e Serbisë dhe do të vazhdojë ta shoqërojë atë në rrugën evropiane drejt unitetit të kontinentit tonë, shkroi Benjamin Haddad në rrjetin X.

