Saturday, October 31, 2026
HomeLajmeKosovëShembja e pllakës së betonit në Prizren lëndon gjashtë punëtorë

Shembja e pllakës së betonit në Prizren lëndon gjashtë punëtorë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në objektin në ndërtim në lagjen Dardania të Prizrenit, ku sot u shemb një pllakë betoni dhe u lënduan gjashtë punëtorë.

Sipas mjekut kujdestar në spitalin rajonal të Prizrenit, 4 nga të lënduarit vazhdojnë të
marrin trajtim mjekësor. Ndërkohë, Policia po mbledh informacione për t’i sqaruar rrethanat dhe
shkaqet e incidentit.

Në një vendpunishte në lagjen “Dardania” në Prizren si pasojë e shembjes se një pllake betoni, janë lënduar disa persona. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale, toger Shaqir Bytyqi.
Sipas mjekut kujdestarë, 4 nga 6 të lënduarit vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor.

“Rreth orës 12 në qendrën emergjente në sptali rajonal kanë ardhur gjashtë persona të lëndum
kanë ardh përmes urgjencës qytetit nën përcjelljen e policisë pas ekzaminimeve të gjitha të bame në emergjencë katër pacient janë pranu në repartin ortotpedisë gjendj e tyre është stabile kuptohet kanë disa lëndime serioze në kuptimin e frakturave por gjendja stabile për jetë dy pacienta i kemi lëshu në shtëpi të gjithë të gjashtë pacientat që kane ardhur këetu jon puntor në një pntori”, ka thënë Afrim Jahaj, mjeku kujdestar.

Policia dhe ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke mbledhur informacione shtesë për t’i sqaruar rrethanat dhe shkaqet e këtij incidenti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram