Friday, October 30, 2026
HomeLajmeKosovëShiroka Pula takon gjeneralin Grynkewich, kërkon forcim të partneritetit me NATO

Shiroka Pula takon gjeneralin Grynkewich, kërkon forcim të partneritetit me NATO

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneralin Alexus G. Grynkewich.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm.

“Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen e Kosovës për kontributin e NATO-s dhe të KFOR-it në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend. Ajo theksoi se prania e KFOR-it mbetet e rëndësishme për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë”, thuhet në njpftim.

Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit me NATO-n dhe për avancimin e bashkëpunimit me aleatët, duke nënvizuar se anëtarësimi në NATO mbetet një ndër objektivat strategjikë të Republikës së Kosovës.

Në këtë kontekst, presidentja Shiroka Pula theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram