Friday, October 30, 2026
HomeLajmeKosovëSuspendohen 11 zyrtarë policorë në Pejë

Suspendohen 11 zyrtarë policorë në Pejë

Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila më 25 tetor u vra në Vitomiricë të Pejës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, suspendimet janë bazuar në Ligjin e Policisë, udhëzimin administrativ për shkeljet dhe procedurat disiplinore, si dhe rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

Ndaj zyrtarëve të suspenduar është duke u zhvilluar një hetim paraprak nga IPK-ja, i cili lidhet me veprimet apo mosveprimet e tyre gjatë trajtimit të rastit.

“Bazuar në rekomandimin e IPK-së, menaxhmenti i Policisë së Kosovës ka suspenduar: U.D/drejtorin Rajonal në DRP-Pejë, Shefin e Hetimeve Rajonale DRP – Pejë, Komandantin e Stacionit Policor – Pejë, Z.V/komandantin e Stacionit Policor – Pejë, Shefin e Sektorit të Hetimeve në Stacionin Policor –Pejë, U.D/Shefin e Sektorit të Operativës në Stacionin Policor – Pejë, Komandantin e Nënstacionit Vitomiricë dhe 4 (katër)  hetues policorë të Stacionit Policor – Pejë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se suspendimet janë ndërmarrë në interes të zhvillimit të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përcaktimit të përgjegjësive individuale.

Në fund, Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin për ruajtjen e integritetit institucional dhe ofrimin e shërbimeve në mënyrë të drejtë e të paanshme, duke theksuar se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet relevante.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram