Friday, October 30, 2026
HomeLajmeKosovëÇeku zhvillon takime me prindër në Pejë dhe Gjakovë për Strategjinë e...

Çeku zhvillon takime me prindër në Pejë dhe Gjakovë për Strategjinë e Arsimit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar takime me prindër në Pejë dhe Gjakovë, në kuadër të bashkëbisedimeve për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+.

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, takimet janë organizuar në bashkëpunim me Këshillin e Prindërve të Kosovës, me qëllim të përfshirjes së prindërve në përcaktimin e prioriteteve dhe objektivave të strategjisë së re.

Gjatë bashkëbisedimit në Gjakovë, Çeku, së bashku me kryetarin e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, diskutoi me prindërit për nevojat, shqetësimet dhe pritjet e tyre lidhur me zhvillimin e arsimit.

Sipas njoftimit, ministri theksoi se përfshirja e prindërve është e rëndësishme për të siguruar që strategjia të reflektojë nevojat e nxënësve dhe të komunitetit arsimor. Edhe Dragusha vlerësoi rëndësinë e pjesëmarrjes së prindërve në këtë proces.

Gjatë vizitës në Gjakovë, Çeku dhe zëvendësministri i Arsimit, Muhedin Nushi, vizituan edhe shkollën e re në fshatin Ponoshec, investim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila së shpejti pritet të mirëpresë nxënësit. Ata vizituan edhe Bibliotekën “Ibrahim Rugova”.

Ndërkaq, në takimin me prindër në Pejë, Çeku ka vlerësuar interesimin dhe gatishmërinë e tyre për t’u përfshirë në diskutimet për shkollën që duan për fëmijët e tyre.

Në të dy qytetet, prindërit kanë ndarë përvojat, shqetësimet dhe pritjet e tyre për të ardhmen e arsimit, thuhet në njoftimin e ministrisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram