Sunday, November 1, 2026
HomeLajmeKosovëMbyllet për qarkullim tuneli “Idriz Gjilani” në Prishtinë

Mbyllet për qarkullim tuneli “Idriz Gjilani” në Prishtinë

Tuneli “Idriz Gjilani”, në lagjen Dardania në Prishtinë, do të mbyllet për qarkullim nga sot, 30 tetor, në orën 18:00, deri më 1 nëntor, në orën 17:00.

Sipas njoftimit të Komunës, mbyllja bëhet për shkak të organizimit të aktivitetit “Halloween te Kultura House”, me qëllim të garantimit të sigurisë së pjesëmarrësve.

Drejtoria e Mobilitetit u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin në terren.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram