Monday, November 2, 2026
HomeLajmeKosovëVazhdon sot protesta kombëtare për drejtësi për Arlindën e gjitha gratë e...

Vazhdon sot protesta kombëtare për drejtësi për Arlindën e gjitha gratë e vrara

Për të pestën ditë radhazi, sot do të mbahet protestë në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës.

Protesta është paralajmëruar të nisë në orën 17:00, nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ndërsa organizatorët janë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Përmes një njoftimi, Kolektivi ka bërë të ditur se kërkesat e tyre vazhdojnë të mbeten të njëjta: drejtësi për Arlindën, përgjegjësi institucionale dhe siguri për të gjitha gratë në Kosovë.

“Të dielën shihemi prapë te sheshi Zahir Pajaziti në ora 17:00. Të dielën bëhen shtatë ditë nga dita kur Arlinda Zekaj u vra e pesë ditë që ne jemi në rrugë duke kërkuar drejtësi për të e për çdo grua të vrarë. Pesë ditë që me ngulm kërkojmë siguri dhe liri për çdo grua të gjallë. Kërkesat tona janë të qarta por shteti vazhdon të refuzojë të na dëgjojë. Ne nuk zmbrapsemi dhe çdo ditë që çel do të na gjejë në sheshe e përballë institucioneve që e dështuan Arlindën e po vazhdojnë ta dështojnë çdo çikë e gru në Kosovë. Këtë të diel mos rrini në shtëpi, dilni e bashkohuni në protestë. Le ta çojmë amanetin e Arlindës në vend”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram