Në mes të natës, forcat policore bastisën klubin Bizarre në Moskë, ku rreth 200 persona po festonin Halloweenin në një ‘festë private për çifte swingers’, disa prej të cilëve ishin maskuar si personazhe vizatimorë, raporton Nexta.
Të ftuarit u detyruan të shtriheshin me fytyrë përtokë, u kontrolluan, u kontrolluan dokumentet e identitetit dhe u morën në pyetje.
Sipas ligjit rus, çdo veprim ose informacion që konsiderohet si një përpjekje për të promovuar homoseksualitetin, qoftë në publik, në internet, apo në filma, libra apo reklama, mund të dënohet me një gjobë të madhe.
Në nëntor 2023, Gjykata Supreme Ruse e shpalli ekstremiste të ashtuquajturën “lëvizje ndërkombëtare LGBT”.

