Atsh/Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e hënë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimesh.
Reshjet e shiu pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët si dhe shtrëngata afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e mesditës e pasdite në zonën e jugut reshje shiu me intensitet deri mesatar formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 9 m/s me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 19 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 13/18 | Diell re shi |
| Kukës | 9/12 | Diell re shi |
| Lezhë | 14/18 | Diell re shi |
| Dibër | 7/12 | Diell re shi |
| Durrës | 11/20 | Diell re shi |
| Tiranë | 11/20 | Diell re shi |
| Elbasan | 13/19 | Diell re shi |
| Berat | 11/20 | Diell re shi |
| Vlorë | 12/19 | Diell re shi |
| Korçë | 6/13 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 9/15 | Diell re shi |
| Sarandë | 12/19 | Diell re shi |

