Monday, November 2, 2026
HomeLajmeKosovëShiroka Pula riafirmon bashkëpunimin me OSBE-në

Shiroka Pula riafirmon bashkëpunimin me OSBE-në

Forcimi i institucioneve demokratike, sundimi i ligjit dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ishin ndër temat e takimit të presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula, me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk.

Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së në këto fusha dhe theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit me këtë organizatë.

Në takim, ambasadori McGurk e uroi presidenten për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në përmbushjen e mandatit.

Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në funksion të forcimit të demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit të vendit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram