Monday, November 2, 2026
HomeLajmeKosovëShqipëria dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin

Shqipëria dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, është takuar me ministrin e Zhvillimit Rajonal të Kosovës, Rasim Demiri, me të cilin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta.

Në takim, ambasadori Malaj ishte i shoqëruar nga këshilltari Kastriot Noli, ndërsa të pranishëm ishin edhe zëvendësministri Ali Dula dhe anëtarë të stafit këshillues të ministrit.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, gjatë takimit u diskutua për ecurinë e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe për rëndësinë e thellimit të tij në funksion të synimit të përbashkët për integrimin evropian.

Ambasadori Malaj theksoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës, veçanërisht në ndarjen e përvojës së Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, palët u dakorduan për vazhdimin e mbështetjes së Shqipërisë ndaj nismës së Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, si dhe për identifikimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta ndërkufitare.

Në përfundim, Ambasada e Shqipërisë vlerësoi propozimet dhe frymën konstruktive të takimit, duke ritheksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram