Wednesday, November 4, 2026
HomeLajmeKosovëAksioni `Rikthimi`, sekuestrohen 37 kilogramë narkotik, arrestohen pesë persona

Aksioni `Rikthimi`, sekuestrohen 37 kilogramë narkotik, arrestohen pesë persona

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), ka zhvilluar operacionin e koduar “Rikthimi”, gjatë të cilit janë arrestuar pesë persona dhe janë sekuestruar mbi 37 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, me vlerë rreth 550 mijë euro.

Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Reshat Murseli, në një konferencë për media ka bërë të ditur se operacioni është zhvilluar më 3 nëntor, rreth orës 21:45, në pesë lokacione në rajonet e Ferizajt dhe Prishtinës.

Sipas tij, gjatë bastisjeve në një depo në rajonin e Ferizajt janë gjetur një sasi heroine në një qese najloni dhe 61 paketime të tjera, të kamufluara në një pako letre brenda mallrave komerciale. Ndërsa, në një banesë të një të dyshuari në Prishtinë është gjetur edhe një kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Në total, Policia ka sekuestruar 62 paketime me peshë mbi 37 kilogramë. Në depo është gjetur edhe një makinë për presimin e drogës, për të cilën Murseli tha se dyshohet se do të përdorej për përpunimin dhe shtimin e sasive të narkotikëve.

Gjatë operacionit janë arrestuar pesë persona: dy shtetas të Turqisë, një i Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetas të Kosovës. Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit, nën dyshimet për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, si dhe për krim të organizuar.

Përveç drogës, si prova materiale janë sekuestruar 5 mijë e 300 euro dhe 100 dollarë, një veturë, 10 telefona celularë, një pajisje DVR për incizimin e kamerave të sigurisë, 15 fishekë të kalibrit 9×19 milimetra dhe një prerëse.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast kanë nisur më herët dhe se operacioni është realizuar në koordinim me Prokurorinë Speciale dhe AKI-në.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram