Wednesday, November 4, 2026
HomeLajmeKosovëKryeprokurori cakton mbikëqyrës për prokuroritë e vendit

Kryeprokurori cakton mbikëqyrës për prokuroritë e vendit

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë vendim për caktimin e prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) si mbikëqyrës të Prokurorisë së Apelit, Prokurorisë Speciale dhe prokurorive themelore në vend.

Sipas komunikatës së Prokurorit të Shtetit, ky vendim është marrë me qëllim të rritjes së efikasitetit në punën e prokurorive, zbatimit unik të praktikave dhe respektimit të ligjshmërisë.

Prokurorët e caktuar do të kenë për detyrë të mbikëqyrin menaxhimin dhe efikasitetin e prokurorive përkatëse, si dhe të ofrojnë mbështetje dhe këshillim në zbatimin e udhëzimeve dhe vendimeve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Po ashtu, përgjegjësitë e tyre përfshijnë monitorimin e trajtimit të lëndëve të vjetra dhe atyre me prioritet, identifikimin e sfidave dhe problematikave institucionale, si dhe mbikëqyrjen e zbatimit të shqyrtimit të detyrueshëm të lëndëve.

Në kuadër të këtyre përgjegjësive, prokurorët e caktuar do të marrin pjesë edhe në kolegjiumet e prokurorive përkatëse.

Megjithatë, sipas komunikatës, mbikëqyrja do të ushtrohet duke respektuar pavarësinë funksionale të prokurorëve.

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se përmes këtij vendimi synohet forcimi i llogaridhënies dhe transparencës institucionale, si dhe avancimi i koordinimit dhe komunikimit të brendshëm, në funksion të realizimit të prioriteteve dhe objektivave të institucionit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram