Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të përfshihet nga mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona ekziston mundësia për reshje të dobëta shiu.
Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 5 deri në 9 gradë Celsius.
Ndërkaq, era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.
Qytetarëve u rekomandohet të kenë kujdes gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat ku mund të ketë reshje shiu.

