Një 22-vjeçar ka humbur jetën të premten në fshatin Gjonaj të Prizrenit, pasi ka humbur kontrollin mbi motoçikletën me katër rrota (ATV) dhe ka rënë nga një lartësi.
Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, më 6 nëntor 2026, ndërsa Policia është njoftuar përmes një informate.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur personin të shtrirë në rrëzë të malit, ndërsa në afërsi të tij edhe motoçikletën e dëmtuar.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës, i cili pas ekzaminimit mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës me inicialet A.H.
Për rastin janë njoftuar hetuesit policorë dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti.

