Friday, November 6, 2026
HomeGjeopolitikOpinionKthejani borxhin Hashim Thaçit

Kthejani borxhin Hashim Thaçit

Zejdush KASTRAtI

Shumica e juve që protestuat mbi 21 dite , sidomos Hashim Thacit i keni shumë borgje.
Shumica prej jush nuk duhet të ndaleni se protestuari edhe me tutje,qoftë edhe me grevë urie,por gjithesesi është mirë të mendoni mirë e mirë që mos tia veshtersoni gjendjen Thacit në burgun e Hagës.

Borgji që duhet kthyer është bukur i madhë….

Sepse, sidomos falë Hashim Thaçit dhe sistemit politik që ai ndërtoi e drejtoi për vite me radhë, shumë prej jush u bëtë dikush.

Zutë pozita që ndoshta as në ëndërr nuk i kishit parë. U bëtë ambasadorë, deputetë, ministra, analistë, gazetarë, pronarë mediash. U bëtë milionerë, veteranë, profesorë universiteti e anëtarë bordesh.

U shndërruat në pronarë portalesh që përfitonin mijëra euro nga burime qeveritare e kompani publike. U bëtë pronarë të OJQ-ve që mbinin si kërpudhat pas shiut, sepse merrnin fonde të majme.

U bëtë e u bëtë… Nuk di çfarë nuk u bëtë!

Dhe, sipas asaj që kam parë e përcjellë gjatë afro dy dekadave si gazetar, sa Thaci ishte njeshi , lista nuk mbaron këtu.

Kishte edhe prej jush që u bëtë prokurorë, gjyqtarë, hetues, drejtues policie e policë të thjeshtë, doganierë, drejtorë klinikash, rektorë e dekanë universitetesh.

Hashim Thaçi ishte dorëlirë. Nuk ishte koprrac dhe dinte të ndante. U jepte shumë njerëzve atë që kërkonin – poste, ndikim, mundësi, afërsi apo favore.

Dhe ishin jo pak ata që, për të arritur qëllimet e tyre, ishin të gatshëm të bënin gjithçka.

Thaçi ishte mjeshtër i kësaj loje.

Të jepte një pjesë dhe të fuste brenda.

  • Pas raportit të Dick Martyt

Edhe një gjë dua ta veçoj, sepse mendoj se ka ndikuar shumë në mënyrën se si funksionoi Thaçi në vitet e mëvonshme.

Ndoshta edhe më herët, por sidomos pas publikimit të raportit të Dick Martyt në vitin 2011, më dukej sikur Hashim Thaçi filloi të jetonte me “shpatën mbi krye”.

Humbi orientimin. Humbi një pjesë të konsiderueshme të kontrollit. Nuk ishte më ai i mëparshmi. Shpesh zihej edhe me njerëzit e vet.

Kjo, të paktën për mua, vërehej edhe në takime private.

Me siguri ishte nën një presion të madh ndërkombëtar. Ishte një figurë politike që tashmë ndodhej në një pozitë shumë më të ndërlikuar dhe, në shumë aspekte, jashtë kontrollit normal institucional.

Rreth vetes kishte jo vetëm miq që ia rrihnin shpinën, i thoshin “je njëshi” dhe e lavdëronin edhe atëherë kur thoshte gjëra që nuk duhej t’i thoshte.

Dhe vetëm ai sot e di saktësisht se kë e ka pasur mik e kë jo.

Por, siç po shihet tash, kishte edhe prej atyre që e bindnin se nuk ishte i rrezikuar nga ndonjë gjykatë. Se gjithçka do të përfundonte ndryshe.( disa nderkombetare)

Dhe ai veproi.

U themelua Gjykata Speciale.

Dhe ndodhi ajo që sot të gjithë e dimë.

“Koha e mjaltit”

Me siguri ka njerëz që i gëzohen fatit të Hashim Thaçit. Ka të tillë edhe brenda PDK-së.

Por ka edhe një paradoks të madh.

Njeriu që për vite të tëra dinte të drejtonte njerëzit, t’i afronte, t’i shpërblente dhe t’i mbante rreth vetes, sot është vetë në qendër të një procesi gjyqësor.

Dhe, nëse e shohim Kosovën e pasluftës pa romantizëm, është vështirë të gjendet një tjetër figurë politike që ka pasur të njëjtën aftësi për të rahatuar njerëz në pozita, për të joshur njerëz me ndikim, për të afruar akademikë, kryeprokuror e prokurorë, drejtues të kompanive publike, njerëz të policisë e të institucioneve të tjera.

Për vite, shumë njerëz përfituan.

Disa morën poste.

Disa ndikim.

Disa pasuri.

Disa, thjesht, një vend më të mirë në tavolinë.

Prandaj, qysh mos me protestu? Qysh mos me u solidarizu? Qysh mos me bërtitë pa u ndalë, kur për disa prej tyre duket se ka përfunduar “koha e mjaltit”?

Por le ta themi edhe këtë:

Nëse dikush mendon se duke protestuar, duke bërtitur apo duke vandalizuar do ta ndryshojë rrjedhën e një procesi ndërkombëtar, duhet ta dijë se politika nuk funksionon gjithmonë kështu.

Angazhimi primar duhet të jetë te miqtë tanë amerikanë.

Por jo te Grenelli.

Te Amerika.

Sepse, nëse dikush e njeh mirë politikën amerikane, e di se ajo funksionon shumë edhe me letra, me argumente, me kontakte dhe me kanale të duhura.

Pra, tani kthejani borxhin Hashim Thaçit.

Por mos qani me lot krokodili ju që, më shumë se kushdo tjetër, ia kishit borxh atij.
Ne veqanti mos “qani” disa fetyra me te urryera te ekranit, qe e kerkonit publikisht Hashim Thacin ne Hage, e tash po kerkoni pa nderprere me protestu …

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram