ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë, ditën e premte, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe në ultësirën perëndimore, ndërsa në relievet malore në lindje do të ketë kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, të cilat herë pas here do të bëhen deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 4 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e saj do të arrijë deri në 8 m/s.
Në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i forcës 1-2 ballë.
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 4/20 | Diell pak re |
| Kukës | 3/17 | Diell re |
| Lezhë | 7/20 | Diell pak re |
| Dibër | 2/16 | Diell re |
| Durrës | 6/20 | Diell pak re |
| Tiranë | 6/21 | Diell pak re |
| Elbasan | 7/21 | Diell re |
| Berat | 6/21 | Diell pak re |
| Vlorë | 7/21 | Diell pak re |
| Korçë | 4/16 | Diell re |
| Gjirokastër | 3/20 | Diell re |
| Sarandë | 9/21 | Diell pak re |

