20-vjetori i ndarjes së çmimeve vjetore të UGSH, organizatës më të madhe të gazetarëve profesionistë shqiptarë
Tiranë më 9 Nëntor 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ditën e enjte, datë 12.11.2026, shpall jurinë e konkursit të përvitshëm për çmimet “Vangjush Gambeta” 2026, për gazetarinë ekonomike si dhe shpall ditën e organizimit të veprimtarisë për ndarjen e çmimeve vjetore në Tiranë.
Konkursi “ Vangjush Gambeta” zhvillohet:
Për raportimin më të mirë ekonomik, të publikuar gjatë këtij viti.
Konkursi përfshin shkrimin më të mirë ekonomik të botuar në shtypin e shkruar ose online, si edhe publikimin më të mirë ekonomik të realizuar në mediat televizive.
Në këtë konkurs ftohen, si përherëedhe gazetarë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Kopjet e materialeve duhet të depozitohen pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (selia e Institutit shqiptar të Medias), brenda datës 20 Nëntor 2026 ose ne adresën zyrtare të imeilit:
Unionigazetareveugsh@gmail.com
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, në 20 vjetorin e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetarët, do të zhvillojë një veprimtari jubilare me pjesëmarrje gazetarësh nga trojet, rajoni i Ballkanit Perëndimor, Brukseli dhe organizata ndërkombëtare partnere.
Gazetarët e ekonomisë janë të mirëpritur për të marrë pjesë në konkursin vjetor të UGSH: “ Vangjush Gambeta”!

