Presidenca e Republikës së Kosovës ka njoftuar se fotografia zyrtare e presidentes Justina Shiroka-Pula është vendosur në Presidencë dhe në institucionet e Republikës së Kosovës.
Sipas Presidencës, shpërndarja e fotografisë është bërë nga Departamenti i Protokollit të Shtetit, në përputhje me Rregulloren Nr. 19/2011 për Kriteret e Përzgjedhjes dhe Vendosjes së Fotografisë së Presidentit/es të Republikës së Kosovës dhe brenda afateve të përcaktuara.
“Departamenti i Protokollit të Shtetit ka bërë shpërndarjen e fotografisë zyrtare të Presidentes së Republikës së Kosovës, Sh.S. Justina Shiroka-Pula, në institucionet qendrore dhe lokale, agjencitë dhe institucionet e tjera përkatëse, si dhe në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës në mbarë botën”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Presidenca ka bërë të ditur se fotografia zyrtare e presidentes Shiroka-Pula është realizuar nga mjeshtri i fotografisë Arben Llapashtica.

