Qarkullimi i trenit në relacionin Prishtinë-Pejë dhe anasjelltas është ndërprerë sot si pasojë e grevës së punëtorëve të ndërmarrjes publike Infrakos.
Kërkesa kryesore është indeksimi i pagave, ndërsa punëtorët kërkojnë edhe rritjen e pagesës për shujtë dhe kompensimin retroaktiv për tre muajt e fundit.
Sindikalistët kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë deri në marrjen e një vendimi me shkrim nga Bordi për plotësimin e kërkesave të tyre.

