Monday, November 9, 2026
HomeLajmeKur do realizohet autostrada Shkup-Bllacë?

Kur do realizohet autostrada Shkup-Bllacë?

Trasa e segmentit të dytë të autostradës Shkup-Bllacë, përveç tokës shtetërore, do të shtrihet nëpër 304 pronësi të ndryshme private.

Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Shtetit” thonë se deri më tani kanë mbetur vetëm 45 parcela që nuk janë shpronësuar.
Sipas autoriteteve, procedura e shpronësimit po zbatohet në tri kategori: tokë bujqësore e kategorisë së 3-të dhe 4-të prej 960 den/m²; tokë bujqësore e kategorisë së 1-rë dhe 2-të prej 1.200 den/m²; dhe tokë ndërtimore pa leje ndërtimi prej 3.000 den/m².

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli theksoi se procedura e shpronësimit po shkon mirë dhe se pret që ky segment të përfundojë plotësisht deri në verën e vitit 2030.

Projekti parasheh 5 tunele nga të dyja anët, 8 ura, 11 nënkalime, 4 galeri, 9 mure mbajtëse anësore apo rreth 40 ndërtime tjera shtesa siç i quajnë ndërtuesit. Afati i ndërtimit të kësaj rruge është 4 vjet.

Për investimin e segmentit të dytë Shkup-Bllacë është marrë një hua prej 167,6 milionë eurosh nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa granti nga korniza e BE-së për Ballkanin Perëndimor është 30,82 milionë euro, kurse pjesa e mbetur prej 23,58 milionë eurosh financohet nga buxheti i N.P. “Rrugët e Shtetit”.

Vetëm projektimi ka kushtuar 3,1 milionë euro, para të siguruara nga grantet për projektuesit S.A. “Omega” dhe “Hill International”. Autostrada ka dy korsive lëvizëse në të dyja drejtimet, secila me gjerësi prej 3,5 m, si dhe nga një korsi për raste emergjente prej 2,5 m, me çka gjerësia e përgjithshme e autostradës arrin në 27,5 m.

Kompania që do të ndërtojë segmentin prej 10,5 kilometrash të autostradës është “Granit”, e cila nënshkroi kontratën me shtetin dhe që ka filluar punët në terren. Projekti do të kushtojë 222 milionë euro së bashku me mirëmbajtjen pesëvjeçare pas inaugurimit të rrugës, që pritet të ndodhë në verën e vitit 2030.

Kujtojmë se 2 kilometrat e para të ndërtimit të rrugës Shkup-Bllacë gjithashtu mbetën një segment pa përfunduar gjatë ndërtimit për disa vite me radhë.(INA)

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram