Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi policia i ka gjetur mbi gjysmë kilogrami substancë të dyshuar narkotike në veturë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën, më 8 nëntor, rreth orës 20:20, transmeton KosovaPress.
Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 553 gramë substancë të dyshuar të llojit marihuanë.Me autorizim të prokurorit, policia ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse.
Si provë materiale është sekuestruar edhe vetura, ndërsa i arrestuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

