Një person gjendet pa shenja jete në Vushtrri, trupi dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion
Rasti është raportuar më 8 nëntor, rreth orës 16:10. Sipas raportit të Policisë, viktima është mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

