Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati.
Përmes një njoftimi në Facebook, Abdixhiku bëri të ditur se në takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, perspektivën ekonomike dhe projektet me rëndësi për zhvillimin e Kosovës.
Ai ka falënderuar diplomaten amerikane për bashkëpunimin me LDK-në dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën.
“Për LDK-në, miqësia me Shtetet e Bashkuara është një përcaktim i përhershëm. Mbetemi të përkushtuar për ta thelluar këtë partneritet, në shërbim të Kosovës dhe të së ardhmes sonë euroatlantike”, ka shkruar Abdixhiku.

