Wednesday, November 11, 2026
HomeLajmeKosovëDogana e Kosovës sqaron:Ndalohet importimi i disa mallrave me origjinë nga Rusia

Dogana e Kosovës sqaron:Ndalohet importimi i disa mallrave me origjinë nga Rusia

Dogana e Kosovës ka sqaruar se Bashkimi Evropian ndalon blerjen, importimin dhe transferimin e drejtpërdrejtë ose të tërthortë të disa mallrave me origjinë nga Rusia ose të eksportuara nga ky shtet.

Në një njoftim në kuadër të rubrikës “Pyetjet më të shpeshta”, Dogana ka theksuar se ndalimi përcaktohet me Rregulloren e Këshillit të Bashkimit Evropian 833/2014, përkatësisht me mallrat e përfshira në Aneksin XXI të kësaj rregulloreje.

Për këtë arsye, Dogana rekomandon që para blerjes apo importimit të mallrave të verifikohet origjina e tyre dhe nëse ato përfshihen në kufizimet përkatëse.

Përmes kësaj rubrike, Dogana e Kosovës synon të ofrojë informacione dhe sqarime për qytetarët dhe operatorët ekonomikë lidhur me çështjet doganore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram