Wednesday, November 11, 2026
HomeLajmeKosovëKosova shqyrton aderimin në Konventën për vuajtjen e dënimeve jashtë vendit

Kosova shqyrton aderimin në Konventën për vuajtjen e dënimeve jashtë vendit

Ministria e Drejtësisë ka mbajtur takimin e Grupit Punues ndërinstitucional, me përfaqësues nga institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe Zyrën e Kryeministrit, për procesin e përgatitjes së Republikës së Kosovës për aderim në Konventën Ndër-Amerikane për Vuajtjen e Dënimeve Penale Jashtë Vendit.

Gjatë takimit, Grupi Punues shqyrtoi aspektet juridike dhe institucionale të këtij procesi.

Aderimi në këtë Konventë synon të krijojë një bazë të rëndësishme juridike për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e transferimit të personave të dënuar, duke mundësuar që në përputhje me kushtet dhe procedurat e përcaktuara në Konventë, personat e dënuar të mund të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit në shtetin e tyre. Konkretisht, nëse një shtetas kosovar është duke vuajtur një dënim të shqiptuar nga ndonjë shtet palë në këtë Konventë, ai ose ajo do të ketë mundësinë të transferohet në Republikën e Kosovës që pjesën e mbetur të dënimit ta vuajë në Republikën e Kosovës.

“Ky proces përbën një hap të rëndësishëm në zgjerimin e kuadrit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe në forcimin e mekanizmave të bashkëpunimit me shtetet e ndryshme si SHBA-të, Ukraina, dhe shtete të tjera, në fushën e drejtësisë penale”, njofton Ministria e Drejtësisë. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram