Thursday, November 12, 2026
HomeLajmeKosovëKërkohet paraburgim për të dyshuarin për tentim vrasje në Gjakovë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për tentim vrasje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet S.L., i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndaj të pandehurit është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndërsa kërkesa për paraburgim i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 10 tetor 2026, rreth orës 16:30, në fshatin Pjetërshan të Gjakovës, pas një mosmarrëveshjeje pronësore.

I dyshuari, sipas Prokurorisë, dyshohet se ka tentuar ta privojë nga jeta vëllain e tij H.L., si dhe ka rrezikuar jetën e kushëririt P.L., duke shtënë katër herë me armë zjarri të tipit AK-47.

Si pasojë e të shtënave, të dy personat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.

Gjatë rastit, i dyshuari dyshohet se ka poseduar në mënyrë të paautorizuar një armë automatike AK-47, një pushkë gjuetie, dhjetë fishekë të kalibrit 12 dhe një fishek të kalibrit 7.62 mm.

Prokuroria e ngarkon S.L. me veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram