Thursday, November 12, 2026
HomeLajmeKosovëPresidentja Shiroka Pula thekson rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës

Presidentja Shiroka Pula thekson rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës

Presidentja Justina Shiroka – Pula, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, me të cilin diskutoi për punën e Institutit, rezultatet e arritura dhe planet për të ardhmen.

Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, Shiroka – Pula vlerësoi punën e Institutit gjatë tri viteve nga themelimi, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë si dhe ruajtjes së kujtesës historike.

“Ajo vlerësoi veçanërisht publikimin e listës preliminare, e cila përfshin personat e vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të vdekur si pasojë e luftës”, theksohet në njoftim.

Ajo ka kërkuar vazhdimësi dhe hulumtim të mëtejshëm, në mënyrë që të përditësohet me çdo të dhënë dhe dëshmi të re.

“Më tej, Presidentja Shiroka Pula riafirmoi gatishmërinë e Zyrës së Presidentes për të vënë në dispozicion kapacitetet dhe mundësitë e saj në mbështetje të punës së Institutit dhe avancimit të misionit të tij”, thuhet në postimin e Presidencës në facebook.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram