Sunday, November 15, 2026
HomeLajmeBotëAFD nominon një ish-futbollist të ekipit kombëtar për president të Gjermanisë

AFD nominon një ish-futbollist të ekipit kombëtar për president të Gjermanisë

Ish-lojtari i kombëtares gjermane, Thomas Berthold, do të jetë kandidati i partisë së ekstremit të djathtë AFD për president të Gjermanisë, njoftoi kryetarja e kësaj partie, Alice Weidel.Partia gjermane aktualisht më popullore, Alternativa për Gjermaninë, ka nominuar ish-futbollistin Thomas Berthold si kandidat presidencial në zgjedhjet që do të mbahen më 30 janar.

Kjo u njoftua në rrjetin social X nga bashkëkryetarja e Alternative, Alice Weidel, e cila deklaroi se Berthold është “një kampion bote pa kartën e partisë së askujt”.

Në një deklaratë të përbashkët, të publikuar nga Weidel dhe bashkëkryetari tjetër i Alternativës, Tino Črupala, thuhet se ata “vendosën qëllimisht për një kandidat që nuk është anëtar i asnjë partie”, me qëllim që të “mundësonin një fillim të ri në krye të shtetit”.

Berthold luajti 64 ndeshje për ekipin kombëtar gjerman nga viti 1985 deri në vitin 1994 dhe shënoi një gol, dhe ishte pjesë e ekipit që u bë kampion bote në Itali në vitin 1990.

Kush është favoriti?

Bundestagu do të zgjedhë pasardhësin e Frank Walter Steinmeier më 30 janar.

Gjermania pritet të ketë për herë të parë një presidente femër, pasi favorite është Ilse Eigner nga Bashkimi Kristian Social, pasi ajo mbështetet nga Bashkimi Kristian Demokrat, Partia Social Demokrate dhe të Gjelbrit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram