Saturday, November 14, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe intervale me diell

Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe intervale me diell

/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët priten të jenë prezente që nga orët e para të 24-orëshit, ndërsa në veri dhe qendër priten reshje shiu me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiu priten të jenë prezente në të gjithë vendin me intensitet të ulët ndërsa pas orëve të pasdites reshjet e shiut ndërpriten në të gjithë vendin.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër13/20Re shi diell
Kukës11/17Re shi diell
Lezhë14/19Re shi diell
Dibër16/18Re shi diell
Durrës17/21Re shi diell
Tiranë17/21Re shi diell
Elbasan12/21Re shi diell
Berat14/21Re shi diell
Vlorë17/22Re shi diell
Korçë10/14Re shi diell
Gjirokastër12/19Re shi diell
Sarandë15/20Re shi diell
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram