Saturday, November 21, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet Astrit Haraqija në operacionin “Heshtja”, flet avokati i tij

Arrestohet Astrit Haraqija në operacionin “Heshtja”, flet avokati i tij

Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija është në mesin e personave të ndaluar në operacionin policor të koduar “Heshtja”, i cili u realizua më 14 nëntor në rajonin e Prishtinës. Arrestimin e tij e ka konfirmuar për RTKlive avokati Korab Bokshi.

Bokshi ka thënë se Haraqija është arrestuar mbrëmjen e kaluar dhe është intervistuar nga organet e hetuesisë, ndërsa është pyetur lidhur me disa persona që dyshohet se kanë të bëjnë me kontrabandimin e narkotikëve.

“Është e vërtetë që Astritin e kanë arrestuar mbrëmë. E kanë intervistuar, për efekt të hetimit nuk do të hyja në detaje, e kanë ndërlidhur me disa vepra kinse ka të bëjë me kontrabandim të narkotikëve. E kanë pyetur për disa persona, kinse ky si figurë publike i njeh”, ka deklaruar Bokshi.

Avokati ka mohuar që klienti i tij të ketë lidhje me këta persona, duke thënë se mund t’i ketë takuar në ngjarje politike, por nuk ka njohje apo shoqëri me ta.

Ai ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në banesën e Haraqijës nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa janë sekuestruar vetëm disa kursime të fëmijëve të tij.

Ndryshe Astrit Haraqija ka qenë ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, gjatë periudhës 2004–2007, në qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Gjithashtu, në vitin 2012 ka qenë zëvendësministër i Financave në Qeverinë e Hashim Thaçit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram