Tuesday, November 17, 2026
HomeLajmeKosovëShiroka Pula kërkon mbështetjen e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Shiroka Pula kërkon mbështetjen e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke theksuar se anëtarësimi në NATO mbetet një nga prioritetet strategjike të vendit.

Këto çështje u diskutuan në takimin që presidentja Shiroka Pula zhvilloi me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, me të cilën bisedoi edhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës, duke theksuar rëndësinë e saj për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Në takim u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve finlandeze në Kosovë, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, energjisë, inovacionit dhe shërbimeve profesionale.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram