Tuesday, November 17, 2026
HomeLajmeKosovëAmbasada amerikane në Prishtinë u bën thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë gjatë...

Ambasada amerikane në Prishtinë u bën thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë gjatë festave

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka publikuar një alarm sigurie për shtetasit amerikanë që ndodhen në Kosovë, duke kërkuar shtim të kujdesit me afrimin e sezonit të festave.

Përmes këtij njoftimi, qytetarëve amerikanë u është bërë thirrje që të jenë më të vëmendshëm ndaj situatave dhe zhvillimeve në ambientet ku qëndrojnë apo lëvizin.

“Qytetarët amerikanë duhet të jenë vigjilentë ndaj mjedisit të tyre dhe të praktikojnë siguri personale të shëndoshë dhe ndërgjegjësim situacional”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Ambasada nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me ndonjë kërcënim konkret, ndërsa apeli i saj fokusohet në parandalimin dhe kujdesin personal gjatë periudhës së festave.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram