Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special njofton se ka vendosur në çështjen penale ndaj të akuzuarve I.A. dhe Rr.A., pasi në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Vrasje e rëndë.
I akuzuari I.A. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim me dënim në kohëzgjatje prej 18 (tetëmbëdhjetë) vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të bëhet i formës së prerë. Me aktvendim të veçantë Gjykat të akuzuarit I.A., i ka vazhduar masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.
I akuzuari Rr.A. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim me dënim në kohëzgjatje prej 18 (tetëmbëdhjetë) vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të bëhet i formës së prerë. Me aktvendim të veçantë Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit të akuzuarit Rr.A., deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.
Të akuzuarve I.A. dhe Rr.A. në dënimin e shqiptuar do iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Obligohen të akuzuarit që t’i paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës dhe atë, në emër të paushallit gjyqësor secili veç e veç të paguaj shumën prej 500 (pesëqind) euro, ndërsa në emër të Fondit për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit, secili veç e veç të paguajnë shumën prej nga 100 € (njëqind) euro, të gjitha këto nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
“Palët e dëmtuara, për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohen në kontest të rregullt juridiko civil. Palët kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, njofton Gjykata Themelore Prishtinë.

