Në Prishtinë, përmes një ceremonie përkujtimore janë kujtuar 108 shqiptarët të cilët 33 vjet më parë, humbën jetën tragjikisht në rrëzimin e aeroplanit, i cili fluturonte nga Gjeneva për Shkup, i cili për shkaqe të pasqaruara asokohe ishte orientuar të vazhdonte fluturimin për në Ohër.
Asokohe, fatkeqësisht, 108 udhëtarë shqiptarë nga Kosova dhe Lugina e Preshevës dhe 8 anëtarë të ekuipazhit humbën jetën, pasi aeroplani u përplas në kodër pa arritur të aterronte në pistë.

