Friday, November 20, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me reshje shiu gjatë mëngjesit, pasdite të lokalizuara në...

Moti në Shqipëri me reshje shiu gjatë mëngjesit, pasdite të lokalizuara në veri

/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte pritet të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat pas orëve të mesditës do të vijnë në pakësim.

Priten reshje shiu me intensitet të ulët, prezente që në orët e para të 24-orëshit në të gjithë vendin. Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut parashikohen të lokalizohen në veri dhe qendër të vendit, me intensitet të ulët.

Era do të fryrë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave era pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër14/18Re shi diell
Kukës15/17Re shi diell
Lezhë17/19Re shi diell
Dibër12/15Re shi diell
Durrës17/20Re shi diell
Tiranë14/20Re shi diell
Elbasan15/20Re shi diell
Berat17/21Re shi diell
Vlorë16/22Re shi diell
Korçë11/16Re shi diell
Gjirokastër12/21Re shi diell
Sarandë17/22Re shi diell
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram