Friday, November 20, 2026
HomeLajmeKosovëUGSH në 10 Dhjetor 2026, shpall fituesit e konkursit “ Vangjush Gambeta” dhe...

UGSH në 10 Dhjetor 2026, shpall fituesit e konkursit “ Vangjush Gambeta” dhe ndan çmimet vjetore për gazetarët

Zyra Informuese e UGSH njofton se në datën 10 Dhjetor 2026, ora 11.00, në sallën e konferencave të Hotel Plaza-Tiranë, ju fton për pjesëmarrje në shpalljen e fituesve të konkursit “VANGJUSH GAMBETA” 2026 për gazetarët e ekonomisë si dhe për ndarjen e çmimeve vjetore për gazetarët.

Veprimtaria e sivjetshme përkon me 20-vjetorin e organizatës më të madhe të gazetarëve profesionistë shqiptarë.

Konkursi “ Vangjush Gambeta” zhvillohet:

Për raportimin më të mirë ekonomik, të publikuar gjatë këtij viti.

Konkursi përfshin shkrimin më të mirë ekonomik të botuar në shtypin e shkruar ose online, si edhe publikimin më të mirë ekonomik të realizuar në mediat televizive.

Në këtë konkurs ftohen, si përherë, gazetarë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Kopjet e materialeve duhet të depozitohen pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (selia e Institutit Shqiptar të Medias), brenda datës 5 Dhjetor 2026, ora 12.00, ose ne adresën zyrtare të imeilit:

Unionigazetareveugsh@gmail.com

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, në 20 vjetorin e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetarët, do të zhvillojë një veprimtari jubilare me pjesëmarrje gazetarësh nga trojet, rajoni i Ballkanit Perëndimor, Brukseli dhe organizata ndërkombëtare partnere.

Nderkohe, sipas pas njoftimit zyrtar te UGSH-se,  juria e çmimeve “ Vangjush Gambeta” 2026

Tiranë më 20.11.2026 përbëhet nga kolegët:

1- Rajmonda Lajthia ( Kryetare)

2- Erblina Mile ( Anëtare)

3- Dorina Azo (Anëtare)

4- Ilir Krasniqi ( Anëtar -Prishtinë)

5- Xhenur Iseni ( Anëtar- Shkup)

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram