Monday, November 23, 2026
HomeLajmeKosovëZbulohet laborator droge në Prizren, aktakuzë ndaj tre personave

Zbulohet laborator droge në Prizren, aktakuzë ndaj tre personave

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave nën dyshimin për kultivim të kanabisit, armëmbajtje pa leje dhe ndihmë kryerësit pas kryerjes së veprës penale.

Sipas aktakuzës, dy të pandehurit, I.M. dhe M.M., në bashkëkryerje, kanë kultivuar bimën “Cannabis Sativa” në një shtëpi me qira në Prizren, me qëllim të prodhimit të narkotikëve.

Sipas Prokurorisë, I.M. ka financuar këtë veprimtari duke blerë pajisjet dhe materialet e nevojshme, ndërsa M.M. është marrë me instalimin e pajisjeve, mbjelljen dhe kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të kryer më 2 prill 2026, në shtëpi është zbuluar një laborator i pajisur për kultivimin e kanabisit. Aty janë sekuestruar pajisje të shumta, preparate për rritjen e bimëve, materiale dhe gjithsej 706 vazo për kultivimin e bimëve narkotike.

“450 vazo janë gjetur brenda shtëpisë, ndërsa 256 të tjera në një automjet të parkuar në oborrin e saj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Po ashtu, në një deponi në Prizren janë gjetur mbetje të djegura të bimëve narkotike, të cilat dyshohet se M.M. kishte tentuar t’i asgjësonte.

Përveç kultivimit të kanabisit, I.M. dhe M.M. akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrolleve, në shtëpinë e I.M. janë gjetur 27 fishekë, ndërsa në shtëpinë e M.M. një pistoletë e konvertuar në armë zjarri, me karikator të zbrazët dhe dy fishekë.

Ndërkaq, i pandehuri K.S. akuzohet se më 31 mars dhe 1 prill 2026 ka ndihmuar M.M. në asgjësimin e bimëve narkotike, duke bartur me automjetin e tij thasët e mbushur me bimë “Cannabis Sativa” nga shtëpia drejt deponisë në Prizren.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram