Prokuroria Themelore në Prishtinë bashkë me Policinë e Kosovës kanë arrestuar katër persona të tjerë, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Arlinda Zekajt.
“Dy nga personat e ndaluar, me inicialet N. S. dhe D. S., dyshohen për kryerjen e veprës penale
‘ndihma në kryerjen e veprës penale ‘vrasja e rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1, pika 1.3, 1.4, dhe 1.8 lidhur me nenin 33 të KPRK-së , ndërsa dy personat e tjerë me inicialet M. P. Dhe G. B. dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’ nga neni 380 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën për media.
Gjatë zhvillimit të veprimeve hetimore, janë siguruar prova materiale të cilat mbështesin dyshimin e bazuar se personat e lartcekur kanë qenë të përfshirë në kryerjen e veprave penale për të cilat dyshohen.
Sipas raportimeve të deritanishme në media, dy nga të arrestuarit janë ish-vjehrra dhe ish-kunati i së ndjerës.

