Wednesday, November 25, 2026
HomeLajmeKosovëInspektorati i Punës ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Pejë dhe...

Inspektorati i Punës ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Pejë dhe Gjakovë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në dy kantiere ndërtimi, një në Pejë dhe një në Gjakovë, pas evidentimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, inspektorët kanë realizuar kontrolle në të dy kantieret, ku kanë konstatuar shkelje të masave të sigurisë për punëtorët.

Bëhet me dije se si rezultat, është marrë vendim për ndalimin e punimeve deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram